×
  • Show Time
  • Show Time

    Antonela e thotë me zë të lartë: Ne shqiptarët gjithmonë ua fusim sa krahu kosovarëve

    Reporteri
    09 Dhjetor 2021 | 14:25

    Derisa po qëndronin në oborr një pjesë e banorëve VIP në shtëpinë e Big Brother, hapet diskutimi rreth asaj se si trajtohen kosovarët në Shqipëri, në veçanti për pushime.

    Aty ndërhyn Antonela e cila thotë para të gjithëve se kur kosovarët shkojnë në Shqipëri gjithmonë ua ndryshojnë çmimet në momentin kur e kuptojnë që janë nga Kosova, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    “Ne shqiptarët gjithmonë ua fusim sa krahu kosovarëve”, thotë Antonela.

    Aty është dhe DJ PM i cili thotë se kudo të shkosh, ka njerëz të ndryshëm, ashtu siç mund të ketë edhe në Kosovë.

    Ai këtu kujton edhe faktin kur ra tërmeti në Thumanë, e që kosovarët u organizuan në mënyrë të përsosur për t’i ndihmuar të prekurit nga kjo tragjedi që ndodhi në vitin 2019./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!