×
  • Show Time
  • Show Time

    Antonio Banderas infektohet me virus ditën e ditëlindjes

    Reporteri
    11 Gusht 2020 | 18:04

    Aktori hollivudian Antonio Banderas është infektuar me coronavirus ditën e tij të ditëlindjes së 60-të kështu që nuk do ketë festë si herët e tjera. Lajmin e ka bërë me dije vetë ai ku shprehu mbështetjen për të gjithë ata, jeta e të cilëve është ndikuar tashmë nga virusi.


    Në një postim në rrjetet sociale, aktori 60 vjeçar ka treguar se do i kalojë ditët e izolimit me lexim shkrim dhe pushim si në shtëpi që do jetë.

    Për ata që janë të shqetësuar për gjendjen e tij, Antonio Banderas thotë se është mirë: Thjesht pak më i lodhur se zakonisht.

    Ai do ndjekë këshillat e mjekëve për tu rikuperuar sa më shpejt.

    ‘Unë do të përfitoj nga ky izolim për të lexuar, shkruar dhe pushuar, do të vazhdoj të bëj plane që t’i japin kuptim 60 viteve të mia të kaluara rishtas. Përqafim i madh për të gjithë’.

    Antonio kalon ditët mes shtëpisë së tij 2.4 milion paund në Surrey, në shtëpinë e pushimeve në Spanjë dhe apartamentin që ka mbi parkun Qendror në New York. Por mbetet e paqartë ku do vendoset për 14 ditë.

    Antonio është i lidhur me Nicole Kimpel, e cila merret me investime bankare. Për të thotë se ndihet shumë i lumtur dhe i qetë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!