Tayna, siç duket nuk e ka në plan të ndalet as edhe këtë vit.
Duke qenë se është shumë e dashur per të gjithë, ajo vazhdimisht po sjell projekte, të cilat po kthehen menjëherë në hite.
Reperja që dje ka publikuar këngën e saj “La Boca”, në bashkëpunim me artistin francez L’Algerino, tash e disa ditë na kishte paralajmëruar që sot do të këndojë në Durrës, mirëpo sipas burimeve të Gazetës Express, ky koncert është anuluar.
Të njëjtat burime tregojnë se fansat e saj janë zhgënjyer, duke qenë se iu ka munguar shumë nëpër koncerte për shkak të pandemisë.
Sidoqoftë, Tayna nuk e ka plan të ndalet. Ajo këtë verë e ka tejet të angazhuar me koncerte, e që së shpejti do t’i sjell edhe tri projekte tjera.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.