×
  • Show Time
  • Show Time

    Anxhelina Hadërgjonaj merr përkrahje edhe nga Kim Kardashian pas debutimit në tregun ndërkombëtar

    Reporteri
    17 Dhjetor 2020 | 9:52

    Artistja e njohur shqiptare, Anxhelina Hadërgjonaj, ditë më parë bëri rikthimin në skenë pas nëntë vitesh.


    Bukuroshja, e cila jeton dhe vepron në Amerikë, këtë herë ka debutuar në tregun ndërkombëtar me projektin “Precious”.

    Duke qenë se ka bërë rikthimin pas një pauze të gjatë, kënga e Hadërgjonajt u prit shumë mirë nga publiku dhe fansat e saj.

    Ndërkohë, ajo së fundmi ka marrë një përkrahje edhe nga ylli i “Keeping Up With the Kardashians”, Kim Kardashian.

    “Duke treguar dashuri për miken më të mirë të Ariel, urime”, ka shkruar ajo, referuar grimerit të njohur Ariel, i cili njëherësh është mik edhe i familjes së Kardashian.

    Siç Anxhelina tregon në një nga intervistat e fundit, klipi i këngës u xhirua një vit më parë dhe se ka punuar mjaft shumë për debutimin e radhës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!