×
  • Show Time
  • Show Time

    Arbana Osmani anulon pushimet, kjo është arsyeja

    Reporteri
    11 Prill 2022 | 18:00

    Moderatorja e njohur shqiptare, Arbana Osmani, e cila është mjaft aktive sa i përket rrjeteve sociale, ku vazhdimisht publikon fotografi e video nga jeta e saj e përditshme.

    Ndërsa së fundmi ajo ka treguar se këtë fundjavë kishte planifikuar të shkonte në Itali me partnerin e saj, Eduart Grishaj dhe dy djemtë. Por, këtë udhëtim ata u detyruan ta anulonin për shkak se djali i vogël i është sëmurë.

    “Kishim planifikuar që këtë fundjavë të shkonim në Itali me fëmijët, por djali i vogël papritur u sëmurë dhe na u desh që ta anulonin”, shkroi Arbana Osmani në ‘’InstaStory’’

    Ndër të tjera, moderatorja ka treguar se në mënyrë që rezervimet të mos shpenzoheshin kot, ka dërguar mamanë e saj, ku dhe ka postuar një video të saj nga Roma.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!