×
  • Show Time
  • Show Time

    Arbana Osmani futet brenda në shtëpinë e Big Brother, i sfidon banorët në provën e javës

    Reporteri
    01 Nëntor 2021 | 14:42

    Prova javore në shtëpinë e Big Brother VIP Albania ka të bëjë me festën e Halloween-it, ku kohë pas kohe do të futen persona të panjohur, por që banorët nuk duhet të reagojnë.

    Mirëpo, një person mjaft i dashur për ta, gjatë ditës është futur brenda në shtëpinë më të famshme, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Ka qenë vetë moderatorja Arbana Osmani ajo e cila ka vendosur t’i sfidojë ata në këtë provë, nga e cila varet edhe buxheti i tyre këtë javë.

    Ndërsa, brenda shtëpisë është futur dhe një person i maskuar, i cili iu afrua Fifit me një tortë në dorë, por që kjo e fundit i reagoi duke ia marrë.

    Madje, së bashku me Monikën filluan ta hanin tortën./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!