Në vigjilje të Krishtlindjeve mbrëmjen e djeshme banorët e shtëpisë së Big Brother VIP janë surprizuar nga moderatorja e spektaklit, Arbana Osmani.
Ajo ka hyrë brenda në shtëpi pas përfundimit të spektaklit duke u çuar një pije dhe një dhuratë që do të shpëtonte vetëm dy prej banorëve.
Brenda një kutie, Arbana çoi bileta për secilin banor, por në vetëm dy prej tyre do të ketë bileta kthimi. Pra, dy banorët me fat, në rast se votohen nga publiku për të dalë nga shtëpia, do të jetë bileta ajo që do i kthejë sërish brenda.
Teksa bisedonin, nuk mungoi komenti i Beatrix në lidhje me historinë e saj me Donaldin.
Einxhel: Të falënderoj që na ke bindur ose që na ke thënë se do të jetë një nga eksperiencat më të bukura të jetës sonë dhe ke pasur shumë të drejtë dhe për këtë të falenderoj.
Beatrix: Nuk ma merrte mendja kurrë që mund të njihja… (i referohet Donaldit).
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.