“Shkopi” që Fifi e përdori ditë më parë brenda shtëpisë së Big Brother ka nxitur reagime të shumta si brenda shtëpisë por edhe jashtë saj.
Gjatë spektaklit sonte në Big Brother kjo gjë u diskutua sërish, e Arbana Osmani lexoi komunikimin zyrtar të Big Brother, ku ai iu kishte komunikuar Fifit dhe Monikës ta ndërprisnin lojën që po bënin, shkruan Reporteri.net.
Semi Jaupaj, këngëtarja e cila vuan nga ankthi dhe përdor ilaçe, e ka përjetuar sërish keq këtë diskutim që po bëhej sonte dhe ato momente pëson sulm paniku.
Arbana menjëherë ka ndërprerë lidhjen me banorët derisa ka thënë se do të lidhen pas pak, pasi Semi të qetësohet./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.