Padyshim ajo është një prej modeleve më të suksesshme dhe joshëse shqiptare.
Bëhet fjalë për modelen e njohur, Arbenita Ismajli, që pavarësisht që u bë nënë para pak muajsh, ajo ka arrit t’i rikthej linjat tërheqëse trupore.
Ajo ka një numër të madh ndjekësish në llogarinë e saj në Instagram, ku numëron mbi 658 mijë të tillë, e ku poston imazhe nga më të ndryshmet.
Edhe së fundmi, modelja zeshkane pozoi me një fustan të shkurtë ngjyrë bezhë, të kombinuar me grim të thjeshtë, aksesor dhe taka të larta.
Si çdo herë tjerë, Arbenita dukej në formë të mrekullishme, ndërsa vëmendja më e madhe ishte tek linjat e saj të formësuara.
Ndryshe, kujtojmë që modelja është e martuar me reperin, Fero, dyshja e njohura janë prindër të një vajze që e pagëzuan me emrin Nina.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.