Tashmë është konfirmuar se modelja e njohur Arbenita Ismajli është shtatzënë.
Lajmin e ka konfirmuar vet bukuroshja, e cila përmes një postimi në Instagram ka bërë të ditur se është duke pritur fëmijën e parë.
Modelja që po ndërton karrierë ndërkombëtare është në lidhje me Feronit Shabanin, i njohur si Fero, me të cilin ditë më parë njoftuan se janë martuar.
Nuk ka dyshim që reperi është gëzuar që do të bëhet baba për herë të parë, ndërsa nuk ka munguar edhe reagimi në postimin e partneres së tij.
Në publikimin e Arbenitës, Fero ka reaguar në koment me një ‘emoji’ që përshkruhet si “fytyrë e qeshur me sy në formë zemre”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.