Ditën e sotme legjenda e muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha u nda nga jeta pas luftës me një sëmundje të rëndë nga e cila vuante prej kohësh.
Ndarja nga jeta e këngëtares pikëlloi publikun e personazhet e njohur që patën fatin ta njihnin nga afër, siç është edhe Ardit Gjebrea.
Moderatori shumë i dashur për publikun ka postuar një foto krah këngëtares së madhe dhe i ka prekur të gjithë me dedikimin.
“Unë sot dua të të kujtoj kështu dhe jo vetëm sot, por gjithë jetën. E mira, e ëmbla, lozanjarja ime. Të gjithë sot humbën artisten e madhe, njeriun e familjes, bashkëudhetaren speciale, ndërsa mua m’u këput filli që më lidhte me shpirtin binjak, me një shpirt si ai i yti që pata fatin ta njoh, ta jetoj dhe të ma falje sa herë isha dhe nuk isha me ty.
Kush tha që u shua bylbyli? Zë si i yti, është nga ata që e kanë jetën eterne. Më sëmbon zemra tani, por e di që je diku këtu, me mua, që aq shumë të dua!“, shkruan Arditi.
https://www.instagram.com/p/B8RHLRchiPB/?utm_source=ig_embed
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.