Këngëtari dhe prezantuesi shqiptar Ardit Gjerbrea ka postuar sot një foto nga pika e kufirit Kosovë-Shqipëri në Morinë.
Ardit Gjebrea duket se sot ka vizituar Kosovën.
Këngëtari shqiptar është parë sot në pikën kufitare në Morinë derisa është fotografuar duke mbajtur distancë sociale me dy policë kufitar.
“Në Morinë kufi, me Komandant Ermalin (djathtas) toka Shqiptare dhe Komandant Arbrin (majtas) toka Shqiptare përsëri ? ????”, ka shkruar Gjebrea.
Nuk dihet a e ka kaluar kufirin Arditi dhe është futur në Kosovë, apo ishte në këtë pikë në ndonjë pjesë xhirimi për emisionin e tij “E diela shqiptare”.
Po ashtu, nuk dihet nëse ai është karantinuar sipas udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës për personat të cilët hynë në Kosovë, e ku karantinohet për shtatë ditë në Qendrën Studentore, për shkak të pandemisë se Koronavirusit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.