×
  • Show Time
  • Show Time

    Argjentina Ramosaj dhe Young Zerka konfirmojnë bashkëpunimin

    Reporteri
    18 Korrik 2020 | 21:20

    Këngëtarja e njohur, Argjentina Ramosaj, për një kohë të gjatë nuk ka qenë aktive në industrinë muzikore.


    Përkundër kësaj, ajo nuk i ka lënë anash fansat e saj, të cilëve u ka ofruar mundësinë të shohin më afër përditshmërinë e saj përmes imazheve.

    Në një postim në rrjetin social Instagram, bukuroshja bionde ka bërë të ditur se është duke u rikthyer, e kësaj radhe me një bashkëpunim.

    Bëhet fjalë për këngëtarin Young Zerka, me të cilin edhe e ka publikuar një fotografi, ku shihen me shumë stil.

    Argjentina ende nuk ka dhënë detaje të mëtutjeshme për titullin e këngës, por ka theksuar se do të lansohet shumë shpejt.

    “A ma jep” titullohet projekti i fundit nga ajo, që ishte pritur mjaft mirë nga adhuruesit e muzikës së saj. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!