Opinionisti i njohur Arjan Konomi ka kërkuar lirimin e reperit Cllevio nga qelia i cili u arrestua nga policia pasi shkelur masën e sigurisë “arrest shtëpie”.
Një ditë pasi u rrah fizikisht nga reperi tjetër Noizy, policia mori indicie për vendndodhjen e tij duke bërë të mundur lokalizimin dhe më pas arrestimin e tij.
Arjan Konomi ka ndarë një video në rrjetet sociale duke shkruar se i mungojnë të qeshurat me gjithë shpirt me mikun e tij.
“@cllevio_ganggo na mungon miku im! Të qeshurat tona me gjithë shpirt, humori dhe diskutimet mbi historinë, filmat, mbi Marta Goebblesin dhe Anna Bolenen. E mbi të gjitha Natali Portman ??? Shpresoj të të shoh sa më shpejt! Zoti të ndihmoftë ty dhe shpirtin tënd të pastër e të vërtetë! Përfundoftë sa më shpejt kalvari yt o njeri me zemër, mendje dhe kulturë të pasur!”, ka shkruar Konomi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.