×
  • Show Time
  • Show Time

    Arjola Demiri: Nëse fitoj çmimin e madh në Big Brother VIP do të blej një shtëpi për vete dhe fëmijët

    Reporteri
    07 Nëntor 2021 | 17:25

    Që kur ka hyrë në shtëpinë e Big Brother VIP, aktorja Arjola Demiri e ka bërë të ditur qëllimin e saj.

    Ajo ka treguar se fëmijët janë arsyeja e vetme pse i është futur kësaj sfide, duke thënë se çmimi i madh i fitores është shumë i volitshëm për t’i ofruar asaj dhe fëmijëve të saj një të ardhme më të mirë.

    Kjo fjali e aktores u theksua edhe një herë në spektaklin e së premtes në Big Brother VIP.

    Kur gjatë programit u transmetua ajo se çfarë banorët kishin thënë gjatë javës në lojën e sinqeritit, një nga pyetjet që i ishte drejtuar Arjolës kishte qenë pyetja: “Çfarë do të bësh me paratë e çmimit nëse fiton Big Brother VIP?”.

    Përgjigja e aktores tropojane ka qenë e shpejtë dhe e prerë, duke thënë se me paratë e çmimit të madh, do t’iu blinte fëmijëve të saj dhe vetes një shtëpi.

    Kujtojmë se banorët VIP të këtij edicioni të Big Brother, luftojnë për çmimin ne parë, vlera e së cilit këtë vit është 100 mijë euro.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!