×
  • Show Time
  • Show Time

    Arjola Demiri shfaqet elegante dhe tërë shkëlqim në fotosesioni e ri

    Reporteri
    24 Prill 2022 | 23:23

    Arjola Demiri ka qenë ndër emrat më të komentuar kohëve të fundit në mediat rozë.

    Krahas karrierës së suksesshme si aktore, Arjola në fund të vitit të kaluar u bë pjesë e Big Brother VIP, ku edhe qëndroi për disa muajsh.

    Ndërsa pas daljes nga BB VIP, aktorja nga Tropoja ka vazhduar aktivitet e saj dhe po u qëndron fansave afër edhe me postimet në rrjetet sociale.

    Edhe së fundmi, Arjola solli disa imazhe të reja përmes llogarisë së saj zyrtare në Instagram ku numëron mbi 316 mijë ndjekës.

    Aktorja shihet e veshur me një fustan të bardhë, ndërsa u shfaq edhe me makijazh më të theksuar dhe flokët bionde i la të valëzuara.

    Nëna e tre fëmijëve dukej elegante dhe tërë shkëlqim, teksa mori komplimente të shumta nga ana e fansave të saj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!