×
  • Show Time
  • Show Time

    Arjon Luli thumbon Anën për këngën e saj të re – e krahason me këngëtarin bullgar

    Reporteri
    18 Maj 2021 | 10:33

    Para pak ditësh, Ana Lleshi debutoi me këngën e saj të re me titull “Deal”. Para debutimit në skenën muzikore, ajo ishte e ftuar në Prive për një rrëfim ekskluziv ku rrëfeu disa të pathëna për synimët e saj.


    Pas debutimit në muzikë, Arjon Luli thumboi Anën me një video të publikuar në llogarinë e tij në Instagram. Ai ndau disa sekuenca të klipit të Aziz për këngën “Saint Tropez”, duke vendosur këngën e Anës.

    Kujtojmë se të dy patë një konflikt shumë publik sa ishin konkurrentë në “Për’puthen”. Arjoni publikoi disa fotografi të ndjeshme të Anës, dhe një publik i gjerë aludoi se ata të dy ishin në lidhje.

    Ana ka mohuar në vazhdimësi të gjitha pretendimet e ish-konkurrentit, madje pati njoftuar se ka nisur edhe një proces gjyqësor kundër tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!