Arjoni nuk e ka ndërmend të ndalet.
Ish-konkurrenti i “Përputhen”, Arjon Luli, vazhdon të jetë ndër emrat më të komentuar të këtij emisioni, shkruan lajmi.net.
Fillimisht ai bëri bujë duke publikuar një fotografi në shtrat me Anën, foto e cila çoi në përjashtimin e të dy konkurrentëve nga “Përputhen”.
Por, ai nuk u ndal me kaq dhe vazhdon që përmes postimeve të tjera, t’i ‘ngacmoj’ konkurrentët e tjerë.
Së fundi, ai ka postuar një fotografi të Andit me Tean, teksa po bisedonin në prapaskenat e emisionit.
Njëri prej ndjekësve i kishte thënë se ka dëshirë që Andi dhe Tea të dalin të përputhur nga emisioni, ndërsa, Arjoni shtoi “ Të përputhur do dalin sepse ja ka bërë muabetin në backstage”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.