×
  • Show Time
  • Show Time

    Armend Rexhepagiqi sjell duetin e ri

    Reporteri
    29 Mars 2019 | 12:26

    Këngëtari Armend Rexhepagiqi së shpejti do të publikojë bashkëpunim të ri.


    Ai e ka konfirmuar bashkëpunimin e ri që vjen me Mentor Hazirin e grupit “Kthjellu”.

    Pas albumit “Fortuna”, në të cilin Rexhepagiqi ka punuar intensivisht për Tunën, ka kërkesa që ai sërish të i kthehet skenës.

    Armendi ka bërë gati disa duete, pas atij me Tunën në këngën “Harrova”.

    Mbetet të shihet se çka do të sjellin kësaj radhe së bashku Armendi dhe Mentori.

    Të dy artistët njihen për këngët e bukura të tyre.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!