Një i ri nga Kosova është arrestuar në Tirani pasi akuzohet se prej disa muajsh përndiqte moderatoren Luana Vjollca.
Mediat shqiptare shkruajnë se 29-vjecari A.M u vu në pranga në orët e para të mëngjesit.
Ai është nga Gjakova kishte shkuar mëngjesin e sotëm në rrugën pranë banesës se Vjollcës, ndërsa ai është arrestuar në flagrancë.
Policia bëri të ditur se i riu e përndiqte në mënyrë të vazhdueshme moderatoren. Ajo e ka denoncuar edhe në maj të 2020 se e përndiqte dhe e ngacmonte prej disa muajsh.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. M., 29 vjeç, banues në Gjakovë, Kosovë, pasi në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur një shtetase.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore”, njofton policia.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.