Jason Alexander, burri i parë i Britney Spears, i cili tentoi që të ndalonte dasmën e këngëtares që u mbajt mbrëmjen e djeshme, është arrestuar nga policia. Ai ndodhet në paraburgim pasi është akuzuar për shkelje dhe vandalizëm pas grindjes me rojet e sigurisë.
Pak minuta para se të kapej, Aleksander arriti të transmetonte veten në Instagram teksa po afrohej në pjesën e pasme të shtëpisë së Spears. Kjo është hera e tretë që arrestohet brenda një viti. Daily Mail raporton se ai ishte ndaluar më parë për vjedhje.
“Jason Alexander është vënë në pranga, është marrë në paraburgim dhe është arrestuar. Shpreh falënderimet e mia për Departamentin e Sherifit të Qarkut Ventura për përgjigjen e tyre të shpejtë dhe punën e mirë”, tha avokati i Spears, Mathew Rosengart.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.