×
  • Show Time
  • Show Time

    Arrestohet sërish Cllevio, policia e kap derisa ishte “live” në rrjete sociale

    Reporteri
    26 Korrik 2022 | 19:03

    Reperi shqiptar, Kleviol Ahmetaj i njohur si Cllevio është shoqëruar sërish në polici gjatë ditës së sotme.

    Në momentin kur policia ka arritur në shtëpin e tij në Lushnjë, Cllevio ka qenë “live” në rrjetet sociale dhe e ka bërë publike për të gjithë.

    Deri më tani dyshohet se arsyeja e arrestimit ka ardhur pas kërcënimeve dhe ofendimeve që ka bërë në rrjetet sociale.

    Kujtojmë se Kleviol Ahmetaj u lirua tre ditë më parë nga burgu i Fierit, pasi u arrestua për sherrin me Noizyn dhe thyerjen e arrestit shtëpiak.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!