Megi Pojani, në podkastin “Me Kast”, diskutoi me motrat marrëdhënien e Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezajt. Moderatorja deklaroi se shkak i ndarjes së tyre është varësia e Besit ndaj alkoolit dhe si pasojë mosprezenca e tij në familje. Megi thotë se dyshja janë ndarë dhe ribashkuar disa herë, duke mos i zgjidhur dot problemet.
“Kam dëgjuar që Xhensila ka pasur një dëshirë për t’u ndarë për një kohë të gjatë, kanë pasur edhe shkëputje. Di që arsyeja kryesore ka qenë varësia e Besit ndaj alkoolit, që e ka bërë të pamundur vazhdimësinë e marrëdhënies. Ka nisur një problem nga varësia, ka vazhduar me shpresën që kjo gjë do ndalojë dhe ai do rehabilitohej dhe do ishte në prani të familjes. Nuk ishte prezent në përditshmërinë e familjes së vet”, tregon Pojani.
Duke komentuar këngën “Mosmirënjohja”, të Bes Kallakut, e cila u përfol se ishte një mesazh ndaj Xhensilës, Megi e quajti goditje të ulët nga ana e aktorit, pasi sipas saj është bërë me qëllim që Xhensila të sulmohet.
“Është më shumë një poezi, m’u duk një goditje shumë e ulët dhe tentativë e ulët për të vendosur në gënjeshtër ish-gruan e vet. Pa i hyrë nëse është e vërtetë, ka qenë i vetëdijshëm që do bëhet viral në TikTok dhe njerëzit do krijojnë një histori publike që do ta ketë në kurriz Xhensila. Ajo do jetë shënjestra si një grua e keqe që me dy fëmijë la Besin sepse paska qenë mosmirënjohëse”, u shpreh ajo.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.