Kate Middleton dhe Princi William u martuan më 29 prill 2011, në një ceremony madhështore që u zhvillua në Westminster Abbey, në Londër. Edhe pse këtë pranverë mbushen 14 vjet që kur ata ecën të dy drejt altarit, Princi William nuk mban unazë martese dhe nuk e ka mbajtur kurrë. Familja Mbretërore e Britanisë së Madhe ka një koleksion mbresëlënës bizhuterish, e pasuria e të gjithë anëtarëve të saj vlerësohet në mbi një miliard euro. Por edhe pse ata kanë akses në disa prej bizhuteritë më të bukura në botë, Princi vetë nuk ka vendosur asnjëherë unazë martese.
Bizhuteritë e familjes mbretërore janë trashëguar dhe përcjellë brez pas brezi dhe shumë prej tyre admirohen nga gratë në të gjithë botën. Megjithatë, Princi William nuk është kapur asnjëherë me unazë martese, gjë që ka ngjallur shumë spekulime.
Sipas një zëdhënësi të monarkisë britanike, Kate Middleton dhe Princi William kanë rënë dakord për idenë që të kenë vetëm një unazë, dhe atë ta mbajë mbretëresha e ardhshme e Britanisë së Madhe, për arsyen se Princi nuk i pëlqen bizhuteritë./Bordo.al
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.