Këngëtari Labinot Tahiri nuk po pajtohet me faktin që këtë verë mund të mos ketë fare dasma, siç e tha edhe Ministri i Shëndetësisë.
Ai ka thënë se ky vendim është i papranueshëm dhe se vetë do të angazhohet që të ketë protesta nëse kjo ndodhë, shkruan Reporteri.
“Ta merrni seriozisht këtë çështje se do të thërras protesta dhe jo hajgare protesta sepse unë nuk vrapoj për protesta të partive por për jetën e qytetarëve”, ka thënë ai.
Sipas tij, koronavirusi është vetëm një shpikje që ka trazuar botën.
“Kurrfarë pandemie nuk ka as kurrfarë virusi nuk ka, kjo është shpëlarje e trurit të popujve se qe 1 muaj e gjysmë. Jam me njerëz por hala s’më vdiq kush as në shtëpi dhe as unë edhe pse pa maska e doreza para qytetarëve”, ka deklaruar ai.
Ai ka thënë se nga fimtimet e muzikës i ndihmon financiarisht edhe skamnorët.
“Fundja, unë fitoj nga ky profesion dhe ndaj parate e mia me skamnoret tash e 15 vite, neser me dhimet qytetari nëse nuk kam me i dhuru diqka. Kurfar Pandemie nuk ka as kurfar Virusi nuk ka, kjo është shperlarje e trunit të popupljve se qe 1 muaj e gjysëm jam me njerëz por hala sme vdiq kush as në shtëpi dhe as unë edhe pse pa maska e dorza para qytetarëve!”, ka shkruar ai.
Për më tepër ai u kërkoi edhe kolegëve këngëtarë që ti bashkohen thirrjes së tij, megjithatë nuk dihet se a do të ndodhë kjo për shkak se asnjë prej tyre ende nuk ka reaguar për anulimin e dasmave.