Kohë më parë, më saktësisht në fillim të viteve 2000, këngëtarja Arta Bajrami ishte ndër të parat këngëtare që nisën të bëjnë muzikë R&B dhe rep.
Ndërsa tani, kur skena muzikore shqiptare ka përjetuar një evolucion pasi që shumë vajza iu bashkuan këtij stili të të kënduari, Bajrami ka bërë një varg akuzash në profilin e saj në Instagram.
Ajo akuzat ia ka drejtuar reperes Tayna, për të cilën thotë se e ka kopjuar stilin e saj të të veshurit, duke publikuar një seri fotografish.
Në këto imazhe, Bajrami ka bashkuar në kolazh fotografitë e veta dhe ato të Taynas, duke e krahasuar veshjen e saj me atë të reperes së re në disa raste.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.