Arta Memedi ka shpërthyer sërish ndaj Taynës.
Arta Memedi dhe Tayna ka disa vite që nuk kanë raporte edhe shumë miqësore mesvete kjo për shkak të një problemi që kishin në të kaluarën, përcjell lajmi.net.
Pas këngës ‘Shote Galica’ e cilësuar si diss për Taynën, Arta Memedi ka shpërthyer sërish kundër këngëtares. E ftuar në emisionin “Vizioni i Pasdites” , Arta ka vijuar më tej me sulmet.
“Thonë që kur Titaniku është fundosur është harruar. Ndodhin këto gjëra në karrierë . Nuk ka qenë një përleshje me të, por më shumë një problem ndërjmet që ka ndodhur me menaxherin e saj. Ajo më është dukur si një kukull që e kanë nxjerrë në teatër dhe e kanë bërë cfarë e kanë urdhëruar ata nuk e marr shumë personalisht. Kënga “Shote Galica”, është një këngë si kundërpërgjigje për shkak se kam qenë shumë e bllokume me koncerte, për shkak që kemi patur edhe probleme personale dhe është përfshir me punën e biznesit. Nëse dikush ta merr bukën normale që ti reagon dhe reagimi im ka qenë për atë aspekt”, u shpreh Arta Memedi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.