Ka një muaj që Dafina Zeqiri lansoi albumin e saj të ri të titulluar “Dafinë moj”.
Ndonëse javën e kaluar ajo solli klipin e ri në bashkëpunim me MC Kreshën, duket se artistja e shumë hiteve është duke punuar në atë të radhës, shkruan Reporteri.net.
Arta Nitaj e ka treguar shpesh përmes postimeve se është një fanse e flaktë e muzikës së Dafina Zeqirit.
Së fundmi, ka qenë vetë Dafina ajo e cila ka publikuar një video, ku të dyja shihen të rregulluara deri në detaj, duke shtuar dyshimet se modelja shqiptare mund të jetë pjesë e njërit prej klipeve të Dafinës.
“Dafinë moj”, përmban plot 14 këngë, derisa artistja ka bërë të ditur se kohë pas kohe do të lansojë edhe klipet e tyre./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.