×
  • Show Time
  • Show Time

    Arta Nitaj thyen heshtjen, flet për herë të parë për fotot dhe bisedat që kanë pushtuar rrjetet sociale

    Reporteri
    05 Prill 2020 | 17:51

    Modelja e njohur,Arta Nitaj, njiherit aktore e serialit “O sa mirë”, ka shkaktuar debate të mëdha në internet shkak i së cilës janë publikuar disa fotografi nudo, e mesazhe të ndryshme teksa një person i kërkon një natë kësaj të fundit.


    Mirëpo, modelja këtë gjë e sqaron me disa fjalë, duke thënë se asnjëra nga këto nuk janë të vërteta dhe nuk kanë të bëjnë me mua.

    “Ne dy tri ditet e fundit është mbushur interneti dhe rrjetet sociale me shkrime për mua. Kjo gjë me ka shokuar. Duke qënë pjesë e jetës publike unë jam e përgatitur që për mua të shkruhet dhe të flitet, sic ndodhë në cdo vend të botës, mirëpo kjo cfarë ka ndodhur këta ditë e ka kaliuar cdo limit. Tash për mua nuk po shkruhet, por po bëhen montazhe, madje duke pretenduar që ato po publikohen edhe në Gazetën Express, në mënyrë që lexuesit të besojnë. Unë e them më përgjegjësi të plotë që asnjë prej atyre fotove nudo nuk janë të miat, nuk janë të miat as mesazhet telefonike që po thuhet se janë të shkruara prej meje, ku kinse unë po bisedoj me dikë”, ka thënë Nitaj për Express.

    Ajo ka thënë se rastin do ta denoncojë në polici.

    “Unë do ta denoncoj në polici këtë gjë, duke shpresuar që të kapën ata që po provojnë të përfitojnë duke me njollosur. Femra ne foto, per te cilen thone qe jam une, ka emer dhe mbiemer. Nuk e ka as emrin e as mbienrin Arta Nitaj. Ajo eshte Sommer Isabella”, ka shtuar ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!