Arta Nitaj vazhdon të jetë një personazh mjaft i ndjekur e po ashtu edhe shumë i komentuar në rrjete sociale.
Ndonëse të shumta janë imazhet provokuese që ndan me fansat, ajo kësaj radhe ka bërë një tjetër njoftim.
Në një postim të ri të shpërndarë në InstaStory, ish-aktorja e “O sa mirë” tregon se policia ia ka marrë patentë shoferin.
“E tash që më kanë marrë patentën a do të flemë më shumë a më pak?”, ka thënë ajo.
Megjithatë, bukuroshja nga Peja nuk ka dhënë ndonjë detaj tjetër se për çfarë arsye ka ndodhur.
E njëjta po vazhdon të jetë e rregullt në palestër, pasi siç bën të ditur në Instagram një pjesë të madhe të kohës e kalon duke bërë ushtrime.
Nitaj përndryshe ka kohë që nuk ka qenë prezentë në ekran, në ndonjë projekt televiziv
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.