Modelja e njohur, Arta Nitaj, ka qenë mjaft aktive këto ditë në rrjetet sociale.
Duke qenë e vetë-izoluar për shkak të rrezikut të përhapjes së coronaviursit, ajo ka shfrytëzuar rastin që gjatë këtyre ditëve të jetë pranë fansave përmes rrjeteve sociale.
Teksa ditë më parë publikoi disa video duke treguar se si të ktyhen ushtrimet e palestrës në kushte shtëpie, Nitaj së fundmi solli një fotografi mjaft atraktive përballë pasqyrës duke treguar linjat.
Me ironi ajo shkroi në mbishkrimin e fotografisë se kjo verë mund “të na zërë të papërgatitur”, për shkak se izolimi ka ndikuar që njerëzit të mos mund të kryejnë me rregull ushtrimet në palestër dhe të tonifikohen.
“Don me na zë vera prapë pa pergatitë, faqja e zezë”, ka shkruar Arta në mbishkrimin e kësaj fotografie.
Përndryshe, bukuroshja Nitaj shquhet si njëra ndër modelet me trupin më të tonifikuar në showbizin shqiptar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.