Albumi i dytë i Jack Harlow, Come Home the Kids Miss You , do të publikohet këtë të premte dhe më shumë detaje kanë dalë në dritë. Artisti ka një sërë bashkëpunimesh por ajo që ra në sy ishte një këngë me titull “Dua Lipa”, kushtuar yllit të famshëm shqiptar.
Megjithëse, mbetet e paqartë nëse këngëtarja shqiptare është pjesë e këngës. Artisti publikoi në fillim të kësaj jave një fragment nga kënga teksa thoshte: “Dua Lipa, unë po përpiqem të bëj më shumë me të sesa të bëj një bashkëpunim.”
Kjo nuk është hera e parë që Jack shpreh admirimin e tij për yllin e popit. “Më pëlqen Dua Lipa”, tha ai për “Extra” kur u pyet për personin të cilin mezi priste ta takonte në Grammy. Së fundmi ata kanë filluar ta ndjekin njëri-tjetrin edhe në rrjete sociale.
— Jack Harlow (@jackharlow) May 3, 2022
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.