×
  • Show Time
  • Show Time

    Arsyeja e dhimbshme pse Arbër Hajdari nuk e feston ditëlindjen, suprizohet Live në spektaklin e Big Brother

    Reporteri
    17 Shkurt 2024 | 21:40

    Opinionisti i Big Brother VIP, Arbër Hajdari, prej kohësh nuk feston ditëlindjen për shkak se Elsa, njëra prej vajzave që ai ka ndihmuar me fondacionin ka ndërruar jetë si pasojë e një sëmundjeje.

    Që pas ndarjes nga jeta të vogëlushes, Arbri nuk ka festuar më ditëlindjen e tij, ndërsa sot ai u surprizua.

    Big Brother VIP solli një tortë me qirinj të ndezur, e më pas opinionisti i fryu. Gjatë kësaj kohe ai ishte i prekur, ndërsa tregoi edhe disa detaje.

    “Jam i sigurt se Elsa tani është në Parajsë. Kishim kaluar shumë gjëra mes njëri-tjetrin dhe për herë të parë kam dashur të tërhiqem nga puna që unë bëja. Ajo u nda nga jeta shumë shpejt në kohën e pandemisë”, u shpreh Arbri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!