Ardian Berisha, këshilltari i Kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti– ka reaguar ashpër kundër Vedat Muriqit, i cili nuk mundi të grumbullohet me Kombëtaren e Kosovës në ndeshjen kundër Maqedonisë së Veriut, të cilët “Dardanët” e humbën mbrëmë me rezultat 2:1 dhe u eliminuan nga gara për kualifikim në Kampionatin Evropian.
Muriqi u transferua nga Fenerbahçe në Itali te Lazio dhe Berisha e ka përdorur një shprehje fyese në gjuhen italiane për ta ofenduar sulmuesin i cili i mungoi Kosovës në lojën më të rëndësishme.
“Vedat Muriqi, tu sei un PEZZO DI MERDA. Tash qe je shku ne LAZIO, besoj qe e kupton cka po du me te thone dhe kshtu nuk po menoj vec une, po shume tifoz kosovar”, ka shkruar në “Twitter” asamblisti i Komunës së Prishtinës në llogarinë e tij personale.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.