Prej muajsh tashmë Për’puthen është kthyer në temë bisede të përditshme. Ndërsa çdo ditë protagonistë të programit dalin në skandale të bujshme.
Përveç konkurrenteve, edhe autorja e emisionit raportohej nëpër mediet rozë se ishte në lidhje me konkurrentin nga Kosova, Atdhe Xheravina.
Ata thuhet se ishin në lidhje prej 3 vitesh. Mirëpo lidhja e tyre po kalonte në një moment të vështirë, ndaj dhe Olsa zgjodhi ta ftonte Atdheun në Përputhen për ta mbajtur pranë vetes.
Asnjëri prej tyre deri pak më parë nuk kishin komentuar asgjë në lidhje me këto raportime.
Pak më parë, Atdhe Xheravina ka shpërnadrë një video në rrjetin social në Instagram së bashku më Olsa Muhametin.
“Mirëmëngjesi. Jam me të dashurën duke pirë kafe”, thotë Atdheu.
Olsa i thotë: “Po nga e nxorën këtë a thua nga intervista”
Ndërsa Atdheu duket se ironizon me situatën duke thënë se “Më e keqja na kanë bërë 3 vite, ne kemi 6 vite”.
“Po, ne kemi 6 vite, keni gabuar. Cka do të nxjerrni tjetër”, thotë Olsa.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.