×
  • Show Time
  • Show Time

    Atdheu flet si asnjëherë më parë për raportin që ka me Bora Zemanin

    Reporteri
    20 Tetor 2021 | 16:28

    Atdhe Xheravina dhe Bora Zemani jo rrallëherë janë përfolur në medie për raportin mes tyre.

    Dyshja janë komentuar për raportin që kanë, pasi Atdheu ka shprehur pëlqimin ndaj moderatores qysh kur përfundoi misionin e tij në Për’puthen, shkruan Reporteri.net.

    I ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, Atdheu i është rikthyer sërish këtij debati.

    “Kam frikë edhe të flas, se unë flas gjë tjetër, portalet shkruajnë gjë tjetër”, u shpreh ish-konkurrenti i Për’puthen.

    Atdheu gjithashtu u shpreh se kjo gjë i ka prishur punë edhe Bora Zemanit.

    “Jam lodhur shumë, pasi edhe Borës i ka nxjerrë probleme kjo puna me mua. Në fillim e kam marrë me shaka e sportivitet, por vazhduan shumë”, tha ish-konkurrenti, referuar lajmeve për ta.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!