Atdhe Xharavina, ka dhënë intervistën e tij të parë për jetën private në emisionin ‘Glamour Zone’ në TV ORA. Atdheu tregoi problemet që ka hasur në 4 shtete.
Vitin e kaluar janë publikuar disa foto të tuat ku të ka ndaluar policia në kufi. Pse?, ishte pyetja që iu bë.
“Ato foto janë shkrepur më parë. Dhe ma kanë bërë makinën sallatë siç i themi ne në Kosovë. Katër shtete kishin urdhër të ma çmontonin makinën sa here kaloja në kufi. Më akuzonin për narko-trafik.”
Ti e ke kryer këtë si vepër penale?
“Jo, kjo nuk është e vërtetë. Bashkë me avokatin tim, tani e kemi zgjidhur këtë problem.”, u shpreh ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.