Big Mama ka dhënë sot intervistën e parë pasi daljes nga shtëpia më e famshme e momentit të vend, në “Big Brother Fan Club”.
Këngëtarja la shtëpinë pas debatit me Antonela. Kjo e fundit e akuzoi Big Mamën se e ka sharë serbisht, që gjë acaroi artisten.
Gjatë intervistës, Big-u e mohoi me këmbëngulje ta ketë thënë një gjë të tillë: “Unë di dhe të shaj serbisht. Por më vjen inat se nuk e kam bërë. Më gjeni një video ku e kam thënë”, është shprehur këngëtarja.
Ndërkohë pyetjes së moderatores Dojna Mema, se cili e fiton “Big Brother VIP”, këngëtarja i është përgjigjur: “Zemra ime është që të fitojë Arjola. Me gjithë shpirt! Pa marrë parasysh se e kanë akuzuar se po viktimizohet, por mendoj se po bën lojë me një shembull të mirë. Aty bëhen shumë lojëra të pista dhe nuk merren për shembull të keq. Por, një grua që jep mesazhin e një nëne të fortë, ajo është viktimizim”.
Pas Arjolës, ajo ka përmendur si pretendent për të fituar Ilirin, që disa herë është votuari si i preferuari i publikut.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.