×
  • Show Time
  • Show Time

    Autorja e “Për’puthen” jep informacione për gjendjen e Borës pas shtrimit në spital

    Reporteri
    12 Dhjetor 2021 | 17:59

    Gjatë transmetimit të puntatës së xhiruar e Përputhen Prime, moderatorja Bora Zemani ka përfunduar në spital.

    Këtë e ka bërë të ditur mikesha e saj e ngushtë, njëherit këngëtarja shqiptare Semi Jaupaj.

    Nëpërmjet një postimi në InstaStory, ajo ka lajmëruar ndjekësit se ndodhet në dhomën e spitalit ku qëndron Bora Zemani, e lidhur me një aparaturë.

     

    Pranë saj sigurisht kanë shkuar dy mikeshat e ngushta, Semi dhe Aulona.

    Pas kësaj ngjarje njerëzit filluan një sërë aludimesh, por si është tani Bora Zemani?

    Olsa Muhameti, autorja e “Për’puthen” na tregoi se Bora është mirë pas një ndërhyrjeje që ka pasur. Ajo gjithashtu tregoi se Bora do të jetë prezente në puntatën e nesërme të programit të dashurisë.

    Ende nuk e dimë se për çfarë ndërhyrjeje bëhet fjalë , por duket të jetë diçka e lehtë.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!