Bora Zemani padyshim që nga koha e Big Brother VIP ka qenë emri më i lakuar dhe kërkuar në rrjete sociale.
Moderatorja e “Përputhen” kësaj radhe ka rrëmbyer vëmendjen e avokatit shqiptar, Spartak Ngjela, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Në një fotografitë e publikuara në llogarinë e saj në Instagram, Ngjela e quan Bora Zemanin ikonë të bukurisë të ekranit shqiptar.
“Bora, ti tani je një ikonë absolute e bukurisë në ekranet e Shqipërisë. Prandaj, estetikisht, ke arritur të jesh si një kryevepër arti për një audiencë shumë të gjerë. Suksesi që keni vendosur në Shqipëri, për ju, do të mbetet si një memorie historike. Ju përshëndes miqësisht…”, shkruan Ngjela.
Ndryshe, sezoni “Prime” i Për’Puthen tanimë ka përfunduar, pasi ka nisur emisioni i ri i Donald dhe Romeo Veshajt, me titull “Më lër të flas”./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.