Aktori turk Kenan Imirzalioglu i njohur për rolin e “Mehmet Kosovës” shumë shpejt do të bëhet po baba për herë të parë.
Në prag të këtij zhvillimi, mediat turke kanë zbuluar se së fundmi Kenan i ka bërë një dhuratë marramendëse bashkëshortes.
Ai ka blerë një vilë në Bodrum që kushton 3 milion lira turke apo më shumë se 300 mijë euro.
Pasi të ketë përfunduar renovimi i shtëpisë që ka shumë detaje luksoze të tilla si një pishinë dhe një zonë private sportive, çifti do të mbeten në qytet për një kohë për shkak të pandemisë. Çifti më pas do të jetojë midis Bodrumit dhe Stambollit.
Kjo nuk është dhurata e parë për bashkëshorten në këtë periudhë. Praprakisht, ai i ka blerë gjatë shtatzënisë bashkëshortes një orë në vlere prej rreth 15 mijë eurove. Çifti presin vajzë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.