Adrola Dushi vite më parë i dha fund martesës me të atin e Troit.
Adrola Dushi është një nga modelet më të suksesshme shqiptare, dhe një personazh shumë i komentuar edhe në mediat rozë.
Ajo së fundmi ishte e ftuar në emisionin “Pop Culture” në Top Channel, ku foli ndër të tjera edhe për jetën e saj personale, për ndarjen nga ish bashkëshorti dhe një martesë potenciale në të ardhmen.
Adrola ka rrëfyer se familja e saj nuk e ka pritur aspak mirë divorcin nga partneri, madje edhe sot e kanë të vështirë ta pranojnë.
E pyetur nëse prindërit e saj kanë dëshirë që të shohin vajzën të veshur sërish me fustanin e bardhë, ajo u përgjigj.
“Nuk di ça të them, të betohem! Më ka thënë babi: ‘Edhe 10 burra po more unë nuk të vij më në dasmë!’ Domethënë nuk i kam shumë mirë punët me fustanin e bardhë“, ishte përgjigjur Adrola. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.