×
  • Show Time
  • Show Time

    Baby G bën rikthimin me këngën e re “Larg”

    Reporteri
    27 Qershor 2021 | 9:36

    Këngëtarja nga Shqipëria, Baby G, i është rikthyer skenës muzikore pas një pauze njëvjeçare.


    Artistja e njohur ka publikuar këngën e re të quajtur “Larg”, të cilën po ashtu e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.

    Meqenëse është një artiste që komentohet mjaft shumë edhe për paraqitjen e jashtme, Gordana Kingji (emri i vërtetë) edhe në këtë klip erdhi në skena atraktive.

    Me vallëzimet atraktive pranë detit, ish-anëtarja e “On Records” dukej në formë të mirë.

    Tekstin dhe melodinë e ka realizuar vet artistja, kurse për ‘beat-in’ u përkujdes Stine Records.

    Videoja muzikore ndërkaq i është besuar produksionit ‘Estia Film’.

    Besohet se edhe ky projekt i Baby G do të pritet mirë nga fansat e publiku.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!