×
  • Show Time
  • Show Time

    Badihava, si Rihana s’bën më nëna – Ylli i muzikës shkëlqen gjatë lansimit të koleksionit ‘Fenty’

    Reporteri
    08 Shkurt 2020 | 10:31

    Rihanna bëri të gjithë të kthejnë sytë nga ajo, e veshur me fustan ngjyrë portokalli gjatë lansimit të koleksionit të saj të ri të “Fenty” në dyqanin e saj në Nju Jork.


    Rihanna tërhoqi sërish vëmendje kur arriti në dyqarnin e saj “Fenty”, të premten mbrëma, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

    Të gjithë sytë ishin te këngëtarja, 31 vjeç, ndërsa ajo bëri rrugën për në Bergdorf Goodman në qytetin e Nju Jorkut me një fustan ngjyrë portokalli.

    Autorja e shumë hiteve, dukej seksi e veshur me një pallto sipër fustanit, me po të njëjtën ngjyrë.

    Këtë veshje, këngëtarja e kishte kombinuar me një palë çizme të gjata, ndërsa në qafë mbante gjerdanin me kryq.

    Rihanna lansoi koleksionin e ri të “Fenty”, i cili është në dispozicion në dyqan.

    Ajo u pyet edhe rreth albumit të ri, meqë rast tha se po vazhdon punën, duke mos dhënë datë për publikimin e tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!