×
  • Show Time
  • Show Time

    Banori më fallco dhe banori më i preferuar në shtëpinë e Big Brother VIP

    Reporteri
    10 Nëntor 2021 | 21:09

    Banorët votuan këtë javë të preferuarin brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP’. I preferuari u zgjodh Kledi me shumicë votash, në vend të dytë Donaldi dhe Arjola me vota të barabarta.

    Shpërndarja e votave të banorëve është si më poshtë:

    Graniti, Arjola, Fifi, Donaldi- Kledi

    Beatrix, Semi, Kledi- Donaldi

    Einxhel, Monika, Sara- Arjola

    Sabiani-Iliri

    Iliri-Sabiani

    Beniada-Einxhel

    DJ PM dhe DJ Dagz- Sara

    Vëllai i madh i ka vënë në një vështirësi tjetër banorët e shtëpisë. Prova e tyre konsiston në gjetjen e personazhit që mund ti përkasë një koment që shfaqej në monitor. Një nga komentet më të vështira ishte:

    ‘Shumë fallco nuk ma mbush mendjen fare.’

    Banorët duhet të tregonin tabelën me emra dhe ata kanë hezituar. Secili prej tyre ka vendosr të tregojë emrin e tij në mënyrë që të zbardhej kujt i përket ky koment.

    Banori më fallco në koment përcaktohet Triksa e cila e ka pritur me sportivitet duke thënë se nuk ia mbush dot mendjen të gjithëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!