Artisti nga Kumanova, Bardhi, ka njoftuar se tashmë edhe në mënyrë zyrtare nuk është më nën menaxhimin e Jetmir Agajt. Në një postim në Instastory ai ka shprehur mirënjohjen për vitet e punës që kanë patur bashkë prej fillimit të tij të karrierës, por shton se tashmë është një artist i pavarur që do të vazhdojë me projektet muzikore, normalisht.
Artisti nuk zbuloi se kush do t’i zërë vendin Agajt, ndërsa kujtojmë se kohët e fundit raporti i tyre ka qenë paksa i tensionuar.
Pak kohë më parë ishte Sara Gjordeni ajo e cila në emër të partnerit të saj, Bardhit ngriti akuza ndaj Agajt i cili sipas saj kishte ndërhyrë në faqen e tij zyrtare në Instagram, duke i cenuar karrierën në një periudhë ku dyshja pritet të bëhen prindër për herë të parë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.