Në orët e para të mëngjesit të sotëm është plagosur Vali Corleone. Sipas raportit të mjekut Vali është jashtë rrezikut për jetë.
Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një 22-vjeçare e cila dyshohet se e ka shkrepur armën, teksa ka konfiskuar një pistoletë dhe 40 fishekë.
Express raporton se 22-vjeçarja që ka shkrepur armën është A.S, e cila bashkëjeton që një kohë me Vali Corleonen, madje e njëjta kishte reaguar edhe para pak muajve, kur Vali ishte arrestuar nën dyshimin se kishte kanosur babanë e tij.
Policia e Kosovës ka publikuar fotografinë e armës së bashku me 40 copë fishekë të të njëjtës armë të cilat janë konfiskuar në vendin e ngjarjes si prova materiale për Gjykatë.
Kjo është arma me të cilën dyshohet se u plagos Vali Corleone
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.