×
  • Show Time
  • Show Time

    Bashkëshortja Monica me dedikim të veçantë për Lorik Canën në ditëlindjen e 37-të të tij

    Reporteri
    27 Korrik 2020 | 18:02

    Kapiteni legjendar i kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana, ditën e sotme feston ditëlindjen e 37-të.


    Në këtë ditë të rëndësishme, ai pranoi urime të shumta nga miqtë, kolegët e po ashtu edhe nga admiruesit e tij të shumtë që numëron jo vetëm në trojet shqiptare, por edhe më gjerë.

    Megjithatë, një urim i veçantë nuk mungoi as nga bashkëshorja e tij, Monica, me të cilën është i martuar prej vitesh.

    Ajo ka zgjedhur për postim një fotografi të ish-futbollistit, teksa thotë fjalët më të mira për të duke përshkruar karakterin dhe dashurinë që u ka afruar ndër vite.

    “I bukur saqë të ndal frymën, i sinqertë akoma si shumë pak njerëz, i durueshëm me njerëzit që i do. Familja jote të do, urime ditëlindja jeta ime”, kanë qenë fjalët e saj.

    Çifti tashmë gëzojnë një jetë të lumtur së bashku dhe janë prindër të dy fëmijëve: një djali dhe një vajze.

    Ndërkohë, Loriku dhe bukuroshja italiane e kurorëzuan me martesë lidhjen e tyre në vitin 2014.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!