Në Kosovë nga paslufta janë prodhuar shumë seriale.
Por dy serialet më të suksesshme dhe që kanë ngel në mendjet e kosovarëve janë “Familja Moderne” dhe “Kafeneja Jonë”.
Të dy këto seriale kishin jetëgjatësi tejet të madhe. Ndërsa e para ka vite që ka përfunduar, seriali “Kafeneja Jonë” edhe pas përfundimit disa herë është rikthyer me ndonjë episod pas kërkesave të shumta, por jo çdo javë, kjo për shkak të mjeteve financiare.
Por kosovarët, shumicën e aktorëve të “Kafeneja Jonë”, do t’i shohin së shpejti në një serial të ri, i cili do të quhet “Bufe e Parlamentit”, që pritet të transmetohet në RTK, shkruan Reporteri.net.
https://www.youtube.com/watch?v=71olLdsSuMY
Disa personazhe të serialit “Kafeneja jone”, Donat Qosja, Fatos Kryeziu, Ilir Prapashtinca, Astrit Kabashi është skenarist, Bislim Muçaj, (brez tjetër ma i vjetër), e krejt të tjerët janë super aktor të rinj e të talentuar.
Regjisor i këtij seriali është Genc Berisha ndërsa producent Lumbardh Kukaj. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.