×
  • Show Time
  • Show Time

    Bazuar në histori të vërtetë, Luana Vjollca vazhdon projektin ‘’Thuaje’’ me një dedikim për njeriun e saj të jetës

    Reporteri
    14 Qershor 2022 | 13:44

    Luana Vjollca do të vijë me këngën e katërt me radhë të projektit ‘’Thuaje’’.

    Pas trajtimit të bullizmit, traumës, e thirrjes për forcë e ri ngritje, kënga e re duket se do të na sjellë copëza të shpirtit të yllit shqiptar.

    ‘’A me ra’’ është këngë e shpirtit! Është për njeriun tim të jetës dhe ndaj po gjej vështirësi ta publikoj’’, ka shkruar Luana ditë më parë.

    Ky projekt që nuk është zbuluar akoma se kujt i dedikohet do të publikohet nesër dhe sipas pamjeve të para do të jetë një film më shumë se një këngë.

    Kështu e ka cilësuar edhe vet Luana, e cila duke ndarë një pjesë të shkurtër nga klipi shkruan: Nuk është vetëm një këngë… është një film…BAZUAR NË HISTORI TË VËRTETË.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!